“Xhaçka”/ Çupi: Konflikti i interesit s’të lë të bësh hajër në politikë, por nuk të çon në burg

“Xhaçka”/ Çupi: Konflikti i interesit s’të lë të bësh hajër në politikë, por nuk të çon në burg

Nëse në Partinë Socialiste thirret dikush për të shkuar në SPAK, është gjëja më e zakonshme.

Kështu tha analisti Frrok Çupi në “MCN Live” lidhur me urdhrin e Gjykatës së Posaçme ndaj SPAK që të nisë hetimin ndaj ish-ministres Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.

Ai u shpreh se zonja Xhaçka nuk prezumohet dot fajtore, por ndërkohë thirrja në SPAK është diçka që duhet thyer si diçka e shëmtuar apo e pistë.

Ne nuk jemi mësuar të dëshmojmë në SPAK. Nuk është turp, por të shikojmë se si do shkojnë punët.

Zonja Xhaçka ka plot probleme me performancën e saj në punë. Nuk kam qenë kurrë i pajtuar me vendin e saj si ministre e Jashtme.

Por këto që thuhet duket se janë të çdo qytetari për të investuar.

Konflikti i interesit, dhe ca nene të tjera konflikti i interesit nuk të lë të bësh hajër në politikë, por nuk të çon në burg.

Sa i takon synimit të Kryeministrit Edi Rama për anëtarësimin në Bashkimin Europian në vitin 2027, deklaroi se po të mos ishin të goditurit në radhët e mazhorancës, BE do të kishte pikëpyetje se drejtësia po godet vetëm njerëzit që ishin marrë me vjedhjen e energjisë elektrike.

Shqipëria në sytë e botës ka shkuar në nivelin e Italisë, Gjermanisë. Drejtësia ka vlerë të jetë e dobishme, e drejtë dhe në favor të stabilitetit të vendit.

Këto po tenton të bëjë drejtësia në Shqipëri. Të gjithë e dinë që ka korrupsion, se njeriu është krijuar për të kërkuar diçka më shumë.

Njeriu që ka brenda një kafshë të korruptueshme, sa korruptohet nga ligji, nga rendi, nga sistemi, opozita mos mendoni se lufton për arsye se është e ndershme, i është mbushur mendja se vjedhin këta. Problemi i opozitës është se thotë, pse mos të vjedhim ne?

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy