Begaj në Tropojë: Institucionet të bëjnë çmos për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve dhe familjeve

Begaj në Tropojë: Institucionet të bëjnë çmos për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve dhe familjeve

Presidenti Bajram Begaj u ndal ditën e sotme në Tropojë, ku fokusi i vizitës ishte diskutimi për problemet dhe perspektivën e zhvillimit lokal

Zëri i shqiptarëve duhet të dëgjohet kudo që ata janë edhe në zonat më të largëta. Askush nuk duhet të ndihet i harruar apo i lënë mënjanë nga institucionet shtetërore, pushteti vendor duhet gjithashtu të bëjë çmos për t’i ardhur në ndihmë çdo individi, familjeje apo bizneseve që përballen me vështirësitë ekonomike. 

Kështu tha kreu i shteti gjatë takimeve me përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe komunitetit. 

Gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, Begaj diskutoi lidhur me sfidat dhe vështirësitë me të cilat përballet komuniteti si dhe bashkia. 

Garantimi i të drejtës së pronës si dhe përditësimi i hartës së pronësisë është një parakusht për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit si dhe nxitjen e sipërmarrjeve në këtë zonë.

Duhet të krijojmë mundësitë për të mbështetur të rinjtë të projektojnë të ardhmen e tyre këtu. Sfidat mund të zgjidhen vetëm përmes bashkëpunimit ndërinstitucional.

Është e rëndësishme të sigurohet infrastruktura shkollore, të sigurohet shërbimi shëndetësor edhe në zona të largëta, të vazhdohet të investohet në turizëm, duhet patur gjithnjë kujdes që identiteti i zonës të mos humbasë.

Gjatë vizitës në gjimnazin “Asim Vokshi”, ai tha se takimi me të rinjtë, sidomos në kushtet e shkollës, plot dëshirë për dije e për të krijuar një të ardhme dinjitoze, i jep pafund energji dhe mbush me shpresë për Shqipërinë e së nesërmes. 

Në përfundim të vizitës së tij në Tropojë, Presidenti Begaj vizitoi parkun Kombëtar të Valbonës dhe u takua me përfaqësuesit e biznesit.

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës është një perlë natyrore që pak nga pak po zbulohet me madhështinë e saj për të apasionuarit e natyrës kudo në botë. 

Bujtinat mikpritëse që më është dhënë rasti të vizitoj nga afër, janë shembulli më i mirë se përse Tropoja duhet të vazhdojë të fokusohet tek turizmi, veçanërisht në modele të qëndrueshme të zhvillimit të turizmit.

Sigurimi i energjisë, legalizimi i pronës si dhe infrastruktura ishin ndër sfidat që të pranishmit në takim evidentuan si më parësoret e që duhet të marrin një zgjidhje sa më të shpejtë. Në këtë drejtim, Presidenti Begaj i garantoi përfaqësuesit e biznesit se do të përcjellë shqetësimet e tyre aty ku është e nevojshme për të marrë një zgjidhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy