Nikola Kedhi, kreu i "Albanian Policy Center", analizoi në studion e MCN fushatën presidenciale në SHBA. Ai tha që gjasat janë që fitorja të shkojë te Trump, për shkak të mobilizimit të votuesve republikanë dhe rivalitetit të dobët që paraqet Kamala Harris.

Javën e kaluar e pyetën Harris çfarë do kishe bërë ndryshe. Ajo u përgjigj: nuk më vjen në mendje asgjë. Pra, do të bënte të njëjtën gjë. Biden dhe Harris ishin iniciuesit e largimit kaotik nga Afganistani. Nuk mund të largosh të gjithë ushtrinë duke braktisur aleatët dhe pajisjet miliarda dollarë. Kjo e inkurajoi Rusinë sepse pa që Amerika u tërhoq dhe ishte e gatshme të braktiste aleatët.

Kamala Harris performon shumë më dobët se Biden dhe Clinton në 2026. Republikanët që kanë votuar paraprakisht janë shumë më tepër se në zgjedhjet e mëparshme. Zonja Harris është detyruar të bëjë fushatë në shtete të majta. Këtu duket sa e dobët është. Në shtete si Minesota, sot diskutohet e humbet ajo jo.

Kedhi tha se nëse sondazhet kanë të njëjtin marzh gabimi si në dy zgjedhjet paraardhëse, atëherë Trump do të jetë sërish banor i Shtëpisë së Bardhë.

Sondazhet për votën popullore e japin Trump përpara me 1 ose 2 pikë. Nëse sondazhet kanë atë marzh gabimi që kanë pasur në zgjedhjet e kaluara, i bie që Trump ta fitojë garën me 4 ose 5% më shumë.

Nuk është e vërtetë që sondazhet kanë ardhur në favor të Trump. Ato kanë treguar gjithmonë që Trump ka qenë në epërsi.