Bindja Demokratike: Do çojmë Kodin e Ri Zgjedhor në Kushtetuese

Bindja Demokratike: Do çojmë Kodin e Ri Zgjedhor në Kushtetuese

Bindja Demokratike do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Bindja Demokratike e konsideron votimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në Parlament akt burracak dhe të papranueshëm të mazhorancës, në kundërshtim të qartë me kushtetutën dhe kundër interesit publik, i cili sipas tyre e ka dëmtuar edhe më shumë klimën politike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri.

Ne e konsiderojmë Kodin Zgjedhor, të miratuar në mënyrë të njëanshme, si tradhti të aspiratës së mbi 80 përqind të shqiptarëve, të shprehur qartë pro listave të hapura, më shumë se sa pabesi ndaj disa forcave të caktuara politike, ku, po të doni, mund të fusni edhe Bindjen Demokratike. Me anë të dredhisë së herësit në llogaritjen e mandateve brenda subjekteve zgjedhore, Partia Socialiste ka shkelur qartë konceptin kushtetues të barazisë së votës dhe të preferencës së zgjedhësit, të sanksionuara qartë në ndryshimet e 30 korrikut. Por pavarësisht se ndryshimet në Kodin Zgjedhor tashmë janë bërë fakt, ne kemi vendosur të mos e konsiderojmë atë si një çështje të mbyllur, por të vijojmë betejën politike dhe juridike, derisa qytetarët shqiptarë të arrijmë të votojnë realisht, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që zgjedhin”, thuhet në një njoftim të partisë.

Bindja Demokratike shprehet se do t'i drejtohet menjëherë Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë, sapo ndryshimet e miratuara të hënën të hyjnë në fuqi.

Gjykata Kushtetuese nuk është akoma funksionale, por Bindja Demokratike shprehet se “kurdo që ajo të nisë funksionimin, nuk ka vendim tjetër për të marrë, përveç se ta rrëzojë Kodin e Edi Ramës”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy