Hasani vizitë në Malin e Zi: E ardhmja e rajonit të udhëhiqet nga orientimi euro-atlantik

Hasani vizitë në Malin e Zi: E ardhmja e rajonit të udhëhiqet nga orientimi euro-atlantik

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani viziton sot Malin e Zi në kuadër të turit të tij rajonal.

Në konferencën e përbashkët me homologun Filip Ivanoviç, ministri Hasani u shpreh se Shqipëria e konsideron Malin e Zi si një aleat të pazëvendësueshëm.

“Bashkëpunimi mes dy vendeve tona, ka shënuar një progres të dukshëm dhe jam besimplotë se ky bashkëpunim do të vijojë dhe me qeverinë e re”, tha ai.

Ministri i Jashtëm shtoi se ndërtimi i urës mbi Bunë, i shërben integrimit rajonal dhe qarkullimit më të mirë të mallrave dhe se ndërtimi i Autostradës Adriatiko-Joniane, është një nga prioritetet strategjike të vendit tonë.

“Shqipëria i ka dhënë minoritetit malazez vendin dhe vlerën që i takon. Shpreh vlerësim për rolin e faktorit shqiptar në Mal të Zi dhe rajon”, tha ai.

Sipas tij shqetësues është roli i aktorëve si Rusia, që kërkojnë destabilizim të rajonit.

“E ardhmja e rajonit duhet të udhëhiqet nga një orientim i qartë euro-atlantik”, tha kryediplomati shqiptar.

Ai përfundoi se Shqipëria tashmë është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare.

Detyrim i përbashkët të punojmë më shumë për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal. Shqipëria tashmë është gati për Konferencën e dytë Ndërqeveritare. Avancimi i vendeve tona në procesin e integrimit, kontribut i vyer për mbarë rajonin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy