Balliu: Agasi është përgjegjës për dy pengmarrje. Ka dijeni dhe për atentatin në Aeroportin e Rinasit

Balliu: Agasi është përgjegjës për dy pengmarrje. Ka dijeni dhe për atentatin në Aeroportin e Rinasit

Deputeti i PD-së Klevis Balliu tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se biznesmeni Ergys Agasi i shpallur në kërkim në bazë të hetimeve për dosjen e AKSHI-T është koordinatoi i krimit dhe se ka dijeni edhe për atentatin në Aeroportin e Rinasit. 

 

E gjithë kupola e shtetit është e inkrimimuar. Aktor bashkëpunimin e krimit të organizuar me qeverinë.

 

Jemi i vetmi vend në botë që kemi koordinator për krimin e organizuar që është Ergys Agasi. 

 

Agasi është përgjegjës për dy pengmarrje. Për Geron Meçen dhe Daniel Shimën. I merr njerëzit për të bërë presione në emër të shtetit, në emër të pushtetit të Ramës. Ahmetaj ka deklaruar që AKSHI është kopshti privat i Edi Ramës.

 

Qeveria ka rënë, nuk ka më asnjë analizë, asnjë diskutim që mund të bëhen, të largohen me hir apo me pahir. Çdo mjet është demokratik nëse qëllimi është demokratik. 

 

Agasi është koordinatori i krimit, ka dijeni për gjithçka, edhe për rastin e aeroportit, për atentatin në aeroport. Edhe aty duhet pyetur Ergys Agasi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy