Protesta kundër Veliajt/ Andoni: Opozita po kryen detyrën sa mundet, institucionet duhet të merrnin përgjegjësi

Protesta kundër Veliajt/ Andoni: Opozita po kryen detyrën sa mundet, institucionet duhet të merrnin përgjegjësi

Analisti Ben Andoni në një lidhje skype me ‘MCN Live’ ka komentuar protestën e shtatë të opozitës para Bashkisë së Tiranës ku kërkojnë dorëheqjen e Veliajt të cilën e ka konsideruar një lajm të mirë për faktin e vazhdimësisë së kauzës.

Ai thasë opozita po e kryen detyrën e saj sa mundet, por institucionet duhet të merrnin përgjegjësi. Sipas tij Tirana e ka humbur identitetin e saj dhe se ka pak hapësira për reagimin e qytetarëve të cilët janë lodhur duke protestuar dhe nuk marrin përgjigje.

Më vjen mirë që ka vazhdimësi protesta sepse tregon si kauza vazhdon, opozita po e kryen mesa mundet por gjithë kësaj i mungon një diçka e madhe, e para që institucionet e bashkisë duhet të ishin shumë më të hapura që të merrnin përgjegjësi, apatia e drejtësisë ka çarmatosur gjithçka në këtë vend, ti mund të protestosh pa fund, gjen kauza, por kur institucionet nuk kanë përgjegjësi morale duke filluar nga kryeministri dhe me radhë dhe publiku i dorëzohet shpresës dhe zgjedhin të largohen nga vendi.

Protesta e shtatë është lajm i mirë e para që opozita me mundësitë që ka gjen mundësi që të protestojë dhe e dyta të paktën njerëz të ndryshëm të opozitës arrijnë të artikulojnë probleme reale të bashkisë së Tiranës dhe uroj të mos kthehen në precedentë. Tirana është bërë një qytet jashtëzakonisht i vështirë për të jetuar, njerëzit që mbajnë poste nuk e njohin institucionin e respektit dhe përgjegjësisë.

Gjithkush gabon në një moment të caktuar. Humbja e identitetit të Tiranës ka kohë që ka humbur. Duke mos pasur përgjegjës moral është humbur respekti për vendin, i kanëlënë pak hapësira publike reagimit qytetar. Në aspektin teorik apo praktik njerëzit janë të lodhur që protestojnë dhe nuk marrin përgjigje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy