Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se nuk mund të dalin individë apo grupe individësh që t’i vendosin kushte PD-së për bashkimin e opozitës.
Sipas Baçit bashkimi i opozitës është i nevojshme, por ai duhet të jetë pa kushte.
Kur flasim për një bllok të tërë opozitar, një opozitë të bashkuar që është e nevojshme nuk mund të bëhet duke dalë individë të veçantë, ose grup individë opozitarë të bëjnë ata ftesën dhe të vendosin ata kushtet. Kur dëgjojmë që shumë opozitar vendosin kushte që të bashkohemi si opozitë duhet të jemi ne nivel të barabartë, nuk mund të jemi në nivel të barabartë.
PD, Berisha ka bërë ftesë të hapur për të gjitha faktorët opozitë, pa përjashtim, janë të gjithë të mirëpranuar dhe pa kushte se nuk kemi çfarë kushtesh të vendosemi.
Shumë nga këta që ndoshta janë opozitare i dëgjojë që thonë nuk mund të bashkohemi me PD se atje është kryetar Berisha. Nuk na vendosin dot kusht se e kemi zgjedhur vetë. PD në kushte shantazhi arriti dhe mori gjysmë milioni vota.
Kërkohet bashkim pa kushte. Dëgjoj kushte të çuditshme të papranueshme, nga disa persona që e quajnë vetë opozitarë.



