Kreu i “Lëvizja Bashkë” Arlind Qori tha se partia që ai drejton do të funksionojë përmes kuotave modeste që do paguhen nga anëtarët dhe nuk do të blejë anëtarë, sikurse tha ai bëjnë partitë e establishmentit.
Shqipëria është në një krizë të trefishtë, ekonomike, politike dhe sociale. Vitin e fundit e dimë se çfarë ka bërë inflacioni, ç’po bën emigrimi, dhe që njerëzve u ka ardhur në majë të fundit me partitë establishmentit. Kishte ardhur momenti që të hidhnim një hap më tutje, të kërkonim një mbështetje nga shoqëria. Unë besoj që një parti e vërtetë nuk ka nevojë për shumë para, ka nevojë për shumë vullnetarizëm, shumë idealizëm, për njerëz që janë gati të sakrifikojnë edhe nga rroga mujore. 7 për qind e rrogës sime mujore i shkon partisë. Ne kemi diku te 3500 anëtarë, të gjithë këtyre do t’u kërkojmë një dymijë lekësh. Partitë e sotme zakonisht i blejnë anëtarët. Ne u themi anëtarëve do keni të drejta si ne të tjerët, por kjo vjen me disa detyrime si kuotizacioni. Nuk kemi nga pas oligarkë dhe njerëz të pasur, por kemi njerëz që kanë ideale të përbashkëta dhe do japin nga koha dhe rroga e tyre”.



