Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka qarkulluar idenë që popullsia e Gazës të rivendoset në shtete tjera dhe Shtetet e Bashkuara ta marrin Gazën nën kontroll për ta rindërtuar.
Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar deklaratë e kryeministrit Rama i cili ka thënë se Shqipëria nuk do të pranojë palestinezët.
Ai tha se e para zhvendosja e një populli nga vatra e tij nuk është e drejtë morale, teksa theksoi se kjo është një çështje që nuk varet nga Shqipëria.
Sipas tij nismën për zhvendosjen e palestinezëve nga Gaza e kanë kundërshtuar dhe vendet e Lindjes së Mesme pasi kjo mund të shkaktojë një destabilizim të vendit.
Nëse Rama u qëndron deklaratave që ka bërë për mospranimin e palestinezëve në Shqipëri mirë bënë tu qëndrojë, kjo është politika më e drejtë që duhet ndjekur dhe më e dobishme në interesin ndërkombëtar të shqiptarëve.
Vërtetë që i forti ka mundësi dhe instrumente për të imponuar politikat e tij, por në këtë rast nuk është çështje që varet nga Shqipëria sepse e para unë mendoj se të zhvendosësh një popull nga vatrat e tij për një ambicie strategjike apo dhe ekonomike nuk është e drejtë sepse çdo popull është në të drejtën e vet të jetojë atje ku ka lindur dhe ka jetuar.
Kjo nuk është e drejtë dhe nga pikëpamja njerëzore që për synime të tjera të zhvendosësh një popull. E dyta vetë vendet e mëdha palestine si Jordania dhe Egjipti kanë refuzuar ofertën e Trump sepse ato më shumë se kushdo tjetër e di që pranimi i 2 mln palestinezëve në vendin e tyre do krijonte destabilizim.
Kjo nuk është zgjidhje, zgjidhja është të qëndrojnë në vendin e tyre dhe tu rindërtohet Gaza e shkatërruar. Zgjidhja përfundimtare që do garantonte paqen, sigurinë dhe zhvillimin atje do ishte zgjidhja e problemit të njohur mes dy shteteve.



