Analisti Ilir Kalemaj thotë se një palë e tretë mund të ketë nxitur rinisjen e konfliktit Irael-Palestinë. Në studion e lajmeve, Kalemaj u shpreh se Irani duket qartazi pala e interesuar, në kushtet kur mes Arabisë Saudite dhe Izraelit kishte nisur procesi i normalizimit të marrëdhënieve dhe po shkohej drejt një marrëveshjeje.
Përshkallëzim më të madh se ky në këtë konflikt mëse 70-vjeçar nuk ka pasur. Është një luftë ndërshtetërore. Ajo që nuk respekton Konventën e Gjenevës është sulmi terrorit i Hamasit dhe përgjigjja brutale e Izraelit mbi civilët. Kjo është një Proxy ëar, apo luftë e të tretëve. Nuk do shumë fantazi, është Irani një nga palët e interesuara. Irani dihet që e ka krijuar Garda Revolucionare Hezbollahun dhe e sponsorizon. Hamasi janë sunitë, janë financuar nga Arabia Saudite, Katari dhe Emiratet. Sot që ne flasim, Arabia ishte shumë afër marrëveshjes me Izraelin. 25% e popullsisë së Izraelit janë arabë, palestinezë. Nënë qeverisjen e Netanjahut, Izraeli është kthyer në autokraci.
I gjithë debati është: është një shtet apo dy shtete? Hebrenjtë janë në minorancë në shtetin e tyre. Nëse të larguarve do tu jepej e drejta e rikthimit brenda Izraelit, ai do të bëhej shtet shumëetnik, pra humbet koncepti.
Irani duket qartazi që është palë e interesuar, që hodhi në erë këtë marrëveshje mes Arabisë Saudite dhe Izraelit.



