
Teksa foli për hetimet që po kryen SPAK lidhur me inceneratorin e Tiranës, për të cilën janë burgosur disa zyrtarë, mes tyre edhe dy nga Bashkia e Tiranës, gazetari investigativ Artan Hoxha, thotë se kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmendet në dosjen e SPAK kundër Ahmetajt.
Hoxha tha se hetimet po vijojnë dhe se ato i kryen prokurori Dritan Prençi.
Te hetimi për Arben Ahmetajn është përmendur edhe emri i Veliajt. Te hetimet e tjera, nuk del deri tani. Ai prokurori që ka hetuar çështjen, është prokurori që ka zëvendësuar Dumanin në Tropojë. Janë prokurorë që e njohin njëri tjetrin. Zoti Prençi, është akoma nën hetim e sipër çështje.
Opinioni publik, për shkak të rëndësisë së çështjes dhe fakti që inceneratori i Tiranës ka vlerë të madhe monetare, por edhe për fondet e harxhuara, mbi 70 milionë euro, qytetarët janë shumë të interesuar në këtë histori.
Edhe Kryetari i Bashkisë nuk është më aq aktiv sa më parë. Gjëja që ka ndodhur kohët e fundit, është zhdukur fare lajmi nga mediat për inceneratorët e Tiranës.



