BE vlerëson bashkëpunimin e Thaçit dhe Veselit me "Specialen": Akt që tregon se Kosova e do ligjin

BE vlerëson bashkëpunimin e Thaçit dhe Veselit me "Specialen": Akt që tregon se Kosova e do ligjin

BE ka vlerësuar bashkëpunimin e ish-krerëve të UÇK-së me Dhomat e Specializuara të Hagë.

Nëpërmjet një deklarate BE-ja ka vlerësuar bashkëpunimin e Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli duke u paraqitur drejt Gjykatës së Hagës pa kontestime.

Ky akt vlerësohet nga Shefat e Misioneve të Bashkimit Europian dhe Shtetet anëtarë të Kosovës si një veprim që tregon përgjegjësinë e Kosovës për sundimin e ligjit, njofton Klan Kosova.

“Udhëheqësit e Misioneve në Kosovë të BE-së dhe të Shteteve Anëtare e marrin parasysh dorëheqjen e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ne e vlerësojmë bashkëpunimin e treguar në ditët e fundit nga Presidenti Hashim Thaçi dhe ish udhëheqësi i PDK-së Kadri Veseli, si dhe nga z. Rexhep Selimi dhe ish Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, me Dhomat e Specializuara. Për më tepër, ne i vlerësojmë fjalimet drejtuar publikut të mbajtura dje nga z. Thaçi dhe z. Veseli, të cilët bënë thirrje për respektimin e procesit gjyqësor”.

“Kjo pasqyron përgjegjësinë dhe vendosmërinë e Kosovës për respektim të sundimit të ligjit dhe për kërkim llogarie nga individët që mund të kenë kryer veprime të paligjshme. Nuk duhet harruar se sipas ligjit, individët nën aktakuzë janë të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre, dhe se duhet të respektohen të drejtat e tyre ligjore. Kosova duhet të mbetet e përkushtuar ndaj këtij procesi”.

“Prioriteti më vendimtar për BE-në dhe Shtetet e saj Anëtare, është respektimi i sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Për këtë arsye, ne e kemi mbështetur fuqimisht krijimin e Dhomave të Specializuara, si pjesë integrale e sistemit të Kosovës për sundimin e ligjit, dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa të përmbushet misioni i Dhomave, ndaj të cilave edhe Kosova është e përkushtuar. Kjo është esenciale për konsolidimin e perspektivës evropiane të Kosovës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy