Xhaçka takon homologun maqedonas: Të bashkojmë përpjekjet drejt BE

Xhaçka takon homologun maqedonas: Të bashkojmë përpjekjet drejt BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në margjinat e Konferencës së Forumit të Budapestit për Ballkanin Perëndimor.

Dy ministrat vlerësuan se marrëdhëniet e shkëlqyera dhe pa asnjë çështje të hapur mes palëve, me angazhim të dyanshëm, do të zhvillohen edhe më tej në të ardhmen.

Xhaçka e uroi homologun Osmani për marrjen e presidencës së OSBE, për të cilën shprehu besimin se do të kontribuojë për paqe dhe prosperitet në rajon dhe më gjerë dhe e garantoi për mbështetjen dhe angazhimin e plotë të Shqipërisë.

Ministrja Xhaçka shprehu mbështetjen për presidencën tjetër të RMV-së, atë të Kartës së Adriatikut.

Ata diskutuan edhe mbi rrugëtimin e gjatë të dy vendeve drejt Bashkimit Evropian, ku nënvizuan se pikërisht në këto momente duhet të bashkojmë përpjekjet tona më qëllim përmbushjen e detyrave të kërkuara dhe për t’i shkuar kësaj rruge deri në fund.

Ministrja po ashtu vlerësoi rolin dhe kontributin e faktorit shqiptar, i cili vazhdon të kontribuojë për sigurinë dhe prosperitetin e Maqedonisë e Veriut, që nga Marrëveshja e Ohrit, tek ajo e Prespës, si dhe ajo e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë.

Në fund të takimit, dy ministrat ranë dakord për një vizitë të ardhshme në Shkup të ministres Xhaçka, në fund të këtij muaji.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy