
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në forumin e Antalias me temë “Fqinjët shohin së bashku: E ardhmja e Europës”, ku theksoi se Bashkimi Europian duhet të vazhdojë të qëndrojë i përkushtuar ndaj rajonit përmes veprimeve konkrete dhe duke mbajtur premtimet.
Pjesëmarrës në Forum ishin euro parlamentari Sergey Lagodisnky, përfaqësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe ish-kryeministri rumun Viktor Ponta.
Më tej Ministrja vendosi theksin se “politika e zgjerimit bazohet mbi parimin e hekurt të vlerësimit të meritës së çdo vendi”, duke shtuar se “kjo kërkon parashikueshmëri të procesit, nëpërmjet të cilit çdo arritje standardesh apo kriteresh duhet të çojë në hapin e radhës në rrugën drejt BE-së”.
Ndërkaq Xhaçka deklaron se vendet që po zbatojnë kushtet për reforma të vështira duhet t’i jepet një mbështetje e pazëvendësueshme nga BE-ja.
Nga ana tjetër Lajçak dhe Lagodinsky nënvizuan se “nuk duhet të ketë më asnjë vonesë për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”.
Kjo ishte dita e tretë në Turqi e pjesëmarrjes së vendeve në Samitin dhe Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, si dhe Forumi i parë Diplomatik i Antalya-s, ku morën pjesë drejtues nga mbi 30 vende të botës. Shqipëria u përfaqësua nga delegacioni i drejtuar nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka.



