
Analisti Armand Shkullaku tha mbrëmjen e sotme nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV se kreu i PD Lulzim Basha nuk duhet të anashkalojë vendimin për përjashtimin e Sali Berishës. Sipas tij Basha duhet të japë shpjegime para demokratëve që e kanë votuar dhe se ballafaqimi me të vërtetën mund ta bëjë atë një lider politik.
“Basha duhet të japë shpjegime jo për Berishën, por për 700 mijë votues që duhet të marrin shpjegime. Për mua këto janë pasojat e asaj që kanë ndodhur. Si Basha dhe të tjerë kanë thënë që Berisha nuk është i korruptuar, që PD dhe Basha besojnë tek pafajësia por e përjashtojnë. Kjo kontradiktë kërkon një ballafaqim. Nëse Basha beson tek Berisha dhe e ka bërë këtë përmban vendim të paqartë që kërkon shpjegim. Ballafaqimi me të vërtetën është ajo që duhet të bëjë një lider politik. Ky është një rast kur është marrë një vendim i fortë dhe Basha nuk mund ta anashkalojë. Lideri i PD e ka detyrim. Është vendim nën presion apo në bazë të bindjeve të tua. Nëse është nën presion kjo është shumë e rëndë”, tha Shkullaku.



