Basha në Lezhë: Interesi publik fillon duke dëgjuar qytetarët

Basha në Lezhë: Interesi publik fillon duke dëgjuar qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar turin e dëgjimit dhe bashkëbisedimit me demokratët në Lezhë.

Ai u ndal në protestën që u mbajt në Tiranë kundër vendimit për importin e plehrave.

“Tre vjet më pas Edi Rama e harroi këtë premtim, si gjithë premtimet e tjera më të cilat erdhi në pushtet. Sot qytetarët ndihen të tradhtuar, të varfëruar dhe të nëpërkëmbur nga Edi Rama. Por siç e ka zakon i ikën përballjes me qytetarët për mashtrimet e tij. Këtë gjë bëri dhe sot ndërsa qindra qytetarë protestonin poshtë zyrës së tij”, u shpreh Basha.

Sipas tij, interesi publik fillon duke dëgjuar zërin e qytetarit sot për këtë çështje, ku mbi 60 mijë qytetarë e kërkuan të drejtën e referendumit dhe e fituan.

“Dhe nesër duke iu garantuar qytetarëve që për çdo çështje të interesit publik vendimet tona në qeveri nuk do të jenë vendime të prirura duke dëgjuar vetëm një palë, duke vendosur në dhomat e pushtetit me grupet e interesit, por duke pyetur dhe duke vendosur bashkë me qytetarët. Dhe ky është fillimi i një modeli të ri politik dhe shoqëror që e presin shqiptarët. Në fakt është edhe fija e fundit e shpresës për të mbyllur hendekun midis politikës dhe popullit. Fija e fundit e shpresës për t’iu treguar shqiptarëve që kjo parti, ndryshe nga çdo parti tjetër është parti e qytetarëve, është parti e popullit”, deklaroi kryedemokrati Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy