Ambasadori i Gjermanisë, Peter Zingraf nga Shkodra ka inkurajuar palët politike të vijojnë bashkëpunimin për plotësimin e kushteve për integrimin në BE, dhe këtë sipas tij Shqipëria duhet ta bëjë jo për Berlinin dhe Brukselin, por për vete. Krizën dhe tensionet politike mes palëve ambasadori gjerman i lidh me faktin se jemi në mes të një fushate elektorale.



