Duke folur në emisionin “Arena”, sfidanti i Lulzim Bashës në PD, Eduard Selami e gjykoi si të gabuar reagimin e Jozefina Topallit dhe Arben Imamit.
“Unë mendoj se kjo ishte një gabim. Unë nuk e shikoj politikën si grupim njerëzish, por si një model lidershipi për ta prezantuar, si një konkurrim idesh. Edhe kur e kam mik dikë që është në kundërshtim me mua, e quaj gjë normale”, tha Selami.
Moderatori i emisionit Dritan Hila i kujtoi Selamit se një ndër arsyet pse Patozi nuk kandidoi ishte fakti se nuk kishte një data bazë në të dhënat e PD.
“Janë gjëra kaq teknike saqë nuk kemi arritur akoma atje. Në statut kemi një Komision Elektoral. Unë s’kam asnjë arsye të dyshoj që forca ime politike të hyj në një garë duke manipuluar zgjedhjet. E di se do të më quajnë naiv. Është absurde”, tha Selami.
Intervista:
Hila: Zonja Topalli dhe zt. Patozi ju quajnë se jeni kundërshtar fals nga zt.Basha. E vërtetë është kjo?
Selami: Nuk qëndron! Nuk është e vërtetë.
Hila: Thuhet se në PD nuk konkurron dot pa kaluar tek zyra e kunatit të zt.Basha. Juve keni kaluar?
Selami: Unë as nuk e njoh dhe as nuk e dit. Po ta takoj në rrugë nuk e di kush është.
Hila: Si menduat të kandidoni për kryetar të PD-së?
Selami: Kjo është një nga humbjet më të mëdha të Partisë Demokratike në 20 vite po të lëmë mënjanë ‘97-n. Kjo ishte humbja më e madhe elektorale. Jo e papritur për mua. Edhe kur e pret, por kur ka këto përmasa gati sureale, kur një raport shpirtëror të tillë që unë kam me Partinë Demokratike, ajo lë gjurmë. Unë nuk isha i përgatitur formalisht për këtë gjë, por thjesht me intuitën time dhe të njeriut që e do PD-në, që së bashku me shumë prej tyre ne rrezikuam jetën për të rrëzuar diktaturën komuniste për ta futur Shqipërinë në rrugën e lirisë. Kur e pashë që edhe këta që ju i quani kundërshtar, e kaluan masën e reagimit, atëherë e mendova ta kanalizojë në rrugë institucionale.
Hila: Ju si e gjykoni reagimin e zonjës Topalli dhe zt.Imami?
Selami: Unë mendoj se kjo ishte një gabim. Unë nuk e shikoj politikën si grupim njerëzish, por si një model lidershipi për ta prezantuar, si një konkurrim idesh. Edhe kur e kam mik dikë që është në kundërshtim me mua, e quaj gjë normale.
Hila: Zt. Patozi një nga arsyet që nuk kandidoi është se nuk kishte data baze në të dhënat e PD-së…
Selami: Janë gjëra kaq teknike saqë nuk kemi arritur akoma atje. Në statut kemi një Komision Elektoral. Unë s’kam asnjë arsye të dyshoj që forca ime politike të hyj në një garë duke manipuluar zgjedhjet. E di se do të më quajnë naiv. Është absurde.
Hila: A e ka bërë zt. Berisha këtë gjë?
Selami: Unë nuk di që të jetë rrëzuar njeri me manipulim listash. Nuk di ndonjë rast që të jetë bërë një votim deri në 1995 të ketë pasur një manipulim. Flitet për zt.Olldashi, por nuk kam fakte konkrete. Nuk është e përsosur Partia Demokratike, as gara nuk është e përsosur.
Demokracitë e brendshme, ndryshimet e lidershipit janë operacione delikate edhe në Perëndim. Kur e shikon kryetari që modeli i tij nuk fiton, atëherë ai tërhiqet. Basha me këtë humbje masive duhet të tërhiqet. Nuk e bëri këtë. Atëherë çfarë do të bëjmë? Të shkundim themelet e Partisë? Ai ka hapur një garë, e cila nuk është e barabartë dhe ti ke një rrugë ose duhet të marrësh ose nuk duhet të marrësh pjesë në këtë garë.
Hila: Nuk paskeni paragjykim për garën…



