
Teksa çështja e Gërdecit është rihapur sërish nga SPAK, Fatmir Mediu nga ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se nga e gjithë kjo ajo për të cilën ndjehet më shumë keq është dhimbja e familjarëve të prekur nga kjo tragjedi.
Siç ai u shpreh ndej më shumë keqardhje për faktin se nuk e di nëse do mundet ndonjëherë tu tregoj familjarëve të prekur se Mediu nuk ka gisht me atë që ka ndodhur në Gërdec.
Nuk e kam me drejtësinë, as me palët e tjera, unë ndjej keqardhjen më të madhe në raport me familjarët e prekur. Vetëm ajo më vjen keq, nuk e di se si do mundem ndonjëherë në jetën time tu vërtetoj atyre se Fatmir Mediu nuk ka gisht me atë që ka ndodhur në Gërdec. Nuk kam tentuar ndonjëherë që tu afrohem sepse ata janë në të drejtën e tyre si të më urrejnë dhe të thonë çfarë të duan sepse dhimbja e tyre është shumë e madhe.



