
“Meta nuk është burrë që mban fjalën”, kështu deklaroi në një intervistë për MCN TV, kryebashkiaku Erion Veliaj i pyetur nëse do të japë dorëheqjen presidenti nëse PS fiton zgjedhjet.
Veliaj tha se Meta nuk është nga ata që jep dorëheqjen, por sipas tij ai tashmë nuk është më problem për kombin, por vetëm për LSI-në.
“Meta nuk është burrë që mban fjalën. Vijon numërimi për të parë nëse ne arrimë në 76-77 se 71 e kemi kaluar. Meta nuk është nga ata që jep dorëheqjen. Në këtë humbje ai është kthyer në problem për partinë e tij dhe jo për kombin tonë”, tha Veliaj.



