Fatjona Dhimitri shkarkohet nga Komisioni i Edukimit, posti i besohet Ramazan Gjuzit

Fatjona Dhimitri shkarkohet nga Komisioni i Edukimit, posti i besohet Ramazan Gjuzit

Fatjona Dhimitri, deputetja e opozitës së re është shkarkuar sot nga posti i Kryetares së Komisionit të Edukimit dhe Medias.

Vendi i Fatjona Dhimitrit i është besuar deputetit tjetër të pakicës së re, Ramazan Gjuzit. Ky i fundit është propozuar nga Grupi Demokraci dhe Drejtësi dhe vendimi është bërë i ditur sot gjatë seancës plenare.

Ajo do të zëvendësohet në këtë post nga deputeti Ramazan Gjuzi, por kjo nuk është pritur mirë nga deputeti Halit Valteri.

Ai është shprehur se vendin e Dhimitrit në Komision duhet ta marrë vetëm Halil Jakimi dhe askush tjetër.

Ramazan Gjuzi është një emër jo shumë i njohur për publikun, pasi ai nuk është aktivizuar gjatë kësaj legjislature dhe është deputet i listave të LSI-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy