
Negociatat me Bullgarinë po përplasin maqedonasit me shqiptarët.
Zëvendëskryeministri Dimitrov thotë se me Sofien po diskutohen çështje të identitetit dhe gjuhës, duke shprehur edhe shprehur dyshime ndaj ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani.
Këtë deklaratë, analisti nga Shkupi, Sefer Selimi, për edicionin e lajmeve në MCN Tv, tha se më shumë e sheh si një deklaratë të pamatur dhe më shumë për përplasje partiake brenda koalicionit.
“Gjithsesi se kishte pretendime fill pas momentit kur u dha rekomandimi i pastër për fillim të negociatave mes BE dhe MV e Shqipërisë në të njëjtën kohë. Pretendimet bullgare shkonin deri aty sa preknin në thelb identitetin e bashkqytetareve maqedonas, si etnikum i veçantë në rajon. Megjithatë kjo deklaratë e zv.ministrit për çështje europiane, Dimitrov, është më tepër, do thoja një deklaratë e pamatur, e posaçërisht kur vjen nga diplomat karriere si vet Nikolla Dimitrov. Unë i shoh më shumë në prizmin e një pakënaqësie individuale, përplasje partiake branda koalicionit, sesa që kanë të bëjnë më atë se çfarë besimi kanë ose nuk kanë te ministri i jashtëm, i cili në këtë rast është shqiptar, dhe po negocion për një cështje që është goxha me rëndësi për bashkëqytetarët në MV.



