Rama largon Koçon dhe katapulton në asamblen e PS-së tre ish- ministra të Nanos dhe deputetin ‘tradhtar’

Rama largon Koçon dhe katapulton në asamblen e PS-së tre ish- ministra të Nanos dhe deputetin ‘tradhtar’

Pas largimit nga Partia Socialiste e Koço Kokëdhimës, kreu i socialist, Edi Rama ka katapultuar disa figura të vjetratë duke i emëruar pjesë të Asamblesë Kombëtare.

Mësohet se pjesë e listës së emrave që i shtohen Asamblesë Kombëtare, janë mes të tjerëve ish-­ministri i Arsimit në kohën e Fatos Nanos, Et’hem Ruka, ish-­ministri i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga, si dhe ish-­ministri Ilir Zela i njohur si mbështetës i ish-­kreut të PS­-së si dhe ish-­deputetin Bukurosh Stafa që u përjashtua në vitin 2006, pasi votoi për zgjedhjen e Bamir Topit si President.

Gjithashtu në këtë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS­-së, u votuan si zv.kryetarë të Asamblesë Taulant Balla dhe Luljeta Dollani dhe Ulsi Manja si Sekretar. Kurse Ervin Bushati u zgjodh Kryetar i Këshillit Mbikëqyr të Financave të PS­-së. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy