22 vjetori i bombardimeve të NATO-s/ Vuçiç: Serbisë nuk i duhet njohja nga Kosova

22 vjetori i bombardimeve të NATO-s/ Vuçiç: Serbisë nuk i duhet njohja nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Serbisë nuk i duhet njohja nga Kosova.

Ai ka shtuar se ideja e fuqive të mëdha është që Kosova ta pranojë Serbinë, nëse Serbia nuk e pranon Kosovën.

“Nuk na duhet ajo njohje dhe nuk do të merrni nga Serbia këtë shkelje mbi historinë tonë, viktimat dhe të kaluarën e të ardhmen. Do të merrni përgjigjen e njerëzve të kuptueshëm, të mirë dhe të përgjegjshëm. Na duhet një kompromis”, ka thënë Vuçiç, raporton B92.

 “Ne duhet të jemi të qetë, të kujdesemi për popullin tonë, por edhe të themi se nuk jemi aq të dobët sa ishim. I lus të mos na kërcënojnë, të mos mendojnë se Serbia është thyer. I lus, fqinjtë tanë shqiptarë, të mos na kërcënojnë dhe ata që mos t’iu ndihmojnë”.

Vuçiç ka thënë se më 24 mars të vitit 1999 është bërë krim agresion i rëndë. Është bërë sulm pa miratimin e Kombeve të Bashkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy