Zjarrvëniet/ Rama: Prokurorët dhe gjykatësit në rrethe qasje skandaloze, të zbatojnë rreptësisht ligjin

Zjarrvëniet/ Rama: Prokurorët dhe gjykatësit në rrethe qasje skandaloze, të zbatojnë rreptësisht ligjin

Kryeministri Edi Rama teksa ka bërë një bilanc të punës së Policisë së Shtetit thotë se mungon ndëshkimi i plotë për të gjithë zjarrëvënësit pasi prokurorët dhe gjyqtarët e rretheve kanë një qasje skandaloze, ndërsa u kërkon që të zbatojnë ligjin në mënyrë rigoroze dhe mos të tolerojnë asnjë piroman. Në bilancin e publikuar, Rama thotë se këtë vit janë zbardhur 55 raste zjarrvënie dhe 62 persona janë vënë nën hetim dhe 20 të tjerë janë në burg. “Policia e shtetit po bën një punë të admirueshme për zbulimin dhe kapjen e autorëve të krimit të tmerrshëm të zjarrvënies në pyje, ullishta e zona të gjelbërta. Në 79 raste zjarrëvënieje gjatë këtij viti janë zbardhur 55, me 62 autorë të proceduar penalisht. 20 zjarrvënës janë në arrest me burg, ndërsa të tjerët ndiqen në gjendje të lirë, por ende mungon ndëshkueshmëria e plotë, si pasojë e qasjes skandaloze dhe paturpësisht të papërgjegjshme të disa prokurorëve e gjykatësve nëpër rrethe, të cilët mesa duket s’ka atdhe, s’ka fe, s’ka din e as iman, që i frenon në krimin e tyre të indiferencës antiligjore ndaj një krimi si zjarrvënia mbi një pasuri kaq të vyer, që është e të gjithë fëmijëve të Shqipërisë, po edhe e mbarë njerëzimit. Duke u kërkuar edhe njëherë prokurorëve dhe gjykatësve që të mos bëjnë asnjë lloj tolerance, Rama thotë se zjarrëvënësit përballen me dënime të ashpra deri në 15 vjet burg. “Me ndryshimet që i janë bërë vitet e fundit Kodit Penal, zjarrvënia e pyjeve dënohet deri në 15 vjet burg dhe në tasin e kësaj fare të keqe prokurorësh pa atdhe, ka deri edhe disa syresh që gjatë viteve të shkuara kanë shpallur deri mosfillimin fare të çështjes penale për zjarrëvënësit U bëj apel organeve të inspektimit të drejtësisë dhe mbikqyrjes së veprimtarisë së prokurorëve e gjykatësve, që të mos bëjnë sehir karshi këtyre individëve të padenjë për t’i shërbyer ligjit të Republikës së Shqipërisë. U bëj gjithashtu apel prokurorëve dhe gjykatësve që kanë në duar rastet e lartpërmendura, që të zbatojnë rreptësisht ligjin dhe t’i dalin për Zot kësaj pasurie të vënë në breza, e cila u takon brezave të ardhshëm, po edhe krejt njerëzimit".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy