Reforma territoriale dhe bojkoti i PD/ Kume: Pritet një draft tjetër jashtë Kuvendit nga forcat opozitare (VIDEO)

Reforma territoriale dhe bojkoti i PD/ Kume: Pritet një draft tjetër jashtë Kuvendit nga forcat opozitare (VIDEO)

Mbledhja e sotme e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale shihet si shansi i fundit për Partinë Demokratike që të rikthehet në tryezën e diskutimeve institucionale.

Gazetari Mariglen Kume, i ftuar në emisionin “MCN Live”, tha se gjasat janë që përfaqësuesit e Partisë Demokratike të mos marrin pjesë në mbledhjen e sotme, pasi kreu i saj, Sali Berisha, ka konfirmuar vijimin e bojkotit.

Sipas Kumes, Berisha ka bërë të ditur se PD do të mblidhet me partitë e tjera opozitare për të krijuar një grup pune, me qëllim hartimin e një drafti alternativ opozitar për reformën territoriale, jashtë Parlamentit.

Partia Socialiste reagoi pas bojkotit të parë të PD-së, duke vijuar punën në Komision dhe duke zhvilluar mbledhjen pa praninë e opozitës. Socialistët u shprehën se i kishin lënë afat demokratëve që deri sot të riktheheshin në Komision.

Në të njëjtën orë me mbledhjen e Komisionit, grupi parlamentar i PD pritet të mblidhet në selinë blu, për të diskutuar qëndrimin që do të mbajë në seancën plenare të së martës.

Megjithatë, sipas informacioneve të siguruara, PD nuk pritet të marrë pjesë as në këtë mbledhje, pasi ka vendosur të krijojë një komision pune jashtë Kuvendit, në bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare, për hartimin e draftit të tyre për ndarjen e re territoriale.

Sfidë mbetet mënyra se si ky draft opozitar do të merret në konsideratë institucionalisht, pasi për t’u shqyrtuar dhe miratuar, ai duhet të kalojë përmes Parlamentit. 

Pikërisht kjo shihet si çështja kyçe, si do të arrijë PD të imponojë kërkesat e saj, në mënyrë që mazhoranca të pranojë ndryshime në reformën territoriale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy