
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar mbrëmjen e sotme në Krujë kandidatët për deputet, ndërsa foli edhe për procesin e rindërtimit nga tërmeti I 26 nëntorit. Sipas kryeministrit në maj në Fushë-Krujë do përfundojnë shtëpitë private, ndërsa në shtator do jetë rradha e pallateve.
“Në Krujë janë 700 shtëpi. Ka filluar me infrastrukturën për pallatet në një terren jo të lehtë kur është punuar për studimin gjeologjik, janë bërë verifikimet, garat e nevojshme, në Fushë-Krujë në maj mbarojnë shtëpitë individuale dhe në shator tetor mbarojnë pallatet në Fushë-Krujë, po ashtu edhe në Bubq. Shikoi Italinë fqinje që ende janë në rulota. Në shtetet e tjera nuk kthehen në shtëpi pa paguar dhe me marrë falas, ne e kemi bërë këtë program unikal”, tha Rama.
Në këtë komunikim Rama bëri ironi me kundërshtarin e tij politik Lulzim Basha.
“Me marr një gamor që fle gjumë në këmbë dhe i thua shko merr drutë, nuk vijnë drutë, na humb dhe gamori, mirë që humb ai, por nuk na vijnë as drutë. Nuk më do mua, hajt se nuk kam dalë që të gjej nuse se e kam gjetur, ik shih sport, po punën kush do ta bëjë, Krujën kush do ta bëjë që fëmijët e tu o demokrat, o kokë e madhe që të rriten këtu dhe ta kenë të ardhmen e vetë këtu. Pash një kokë të madhe demokratike në Pazar, por në dyqanin e vet e ka taksën zero, dhe jo me premtim por e ka sot. Por si mund të votosh me këmbët e tua gomarin blu, dhe më pas të vij taksa e sheshtë më shumë se ky këtu. Pra ti më i vogli ta hash më keq se i madhi.”, tha Rama.



