Muçi: Arrestimi Metës show i pakëndshëm, veprat të rënda (VIDEO)

Muçi: Arrestimi Metës show i pakëndshëm, veprat të rënda (VIDEO)

Ish prokurori Besnik Muçi në MCN Informacion e ka konsideruar një lajm të rëndësishëm për Shqipërinë atë të arrestimit të Ilir Metës, theksoi se ky ekzekutim masë sigurie nuk të lë shije të mirë.

Ai tha se veprat penale që diskutohen janë natyrisht vepra që mund të nxirret urdhri i arrestimit, por mënyra e arrestimit nuk është e denjë për një shtet demokratik.

Sipas tij, Prokuroria duhet të jepte dokumentet dhe aktet me të cilat provonte se kishte kryer një hetim të plotë dhe shterues, pra këto çështje në gjykimin e tij janë gurë prove për institucionet.

Është një lajm i rëndësishëm për Shqipërinë arrestimi i një figure kaq të lartë. Por si ish prokurori dua të kem vendimin e arsyetuar që i atribuohen metës dhe në bazë të të cilit është zgjedhur kjo. Ndërsa kjo mënyrë ekzekutimi nuk të lë shije të mirë. Duhet parë sa i argumentuar është ky urdhër ekzekutimi, sepse janë vepra që kërkojnë një analizë të kujdesshëm dhe fakte konkrete.

Veprat penale që diskutohen janë natyrisht vepra që mund të nxirret urdhri i arrestimit, por mënyra e arrestimit nuk është e denjë për një shtet demokratik.

Është larg për të shkuar te pretenca, por në të tilla hetime prezumohet që hetimi pothuajse duhet të ketë përfunduar kur prokuroria prezumon në masa ekzekutimi dhe ajo që do doja të ndodhte në këtë rast për shkak të çështjes është që gjykata, apo prokuroria ta jepje të argumentuar të gjithë elementët që i atribuohen personave të arrestuar por dhe me atë që ka të bëjë me hetimin sepse janë shumë komplekse ndërthurjet.

Prokuroria duhet të jepte dokumentet dhe aktet me të cilat provonte se kishte kryer një hetim të plotë dhe shterues, pra këto çështje në gjykimin tim janë gurë prove për institucionet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy