
Kreu i opozitës Lulzim Basha jep alarmin se Bashkia e Tiranës është kthyer në një “lavatriçe” e pastrimit të parave të pista. Sipas tij, paratë e drogës po futen në tregun e ndërtimit. Ndërkohë në lidhje me kokainën e kapur të enjten, shprehet se porositësi ka lidhje me persona me pushtet.



