Partia Demokratike ka akuzuar këtë të mërkurë kryeministrin Rama se, nëpërmjet drejtorit të Parandalimit të Parave, Alket Hyseni, po u bën presion gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor me qëllim shtyrjen e zgjedhjeve në Dibër.
Sekretari për zgjedhjet në PD, Ivi Kaso, theksoi se këto kërcënime mafioze janë akte terroriste që hedhin në erë çdo formë të demokracisë në vend.



