Nis numërimi i votave për Kryesinë e PD/ Paloka: Kandidatët të ndjekin nga afër procesin

Nis numërimi i votave për Kryesinë e PD/ Paloka: Kandidatët të ndjekin nga afër procesin

Pak para se të niste procesi i numërimit të votave për anëtarët e rinj të Kryesisë së PD, kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka u shpreh se është hera e parë që një votim brenda partisë të zhvillohet gjithçka e digjitalizuar.

Ai i ftoi kandidatet te ndjekin nga afër numërimin elektronik.

Të gjithë kandidatët mund të ndjekin procesin nga fillimi deri në fund. 

Çdo votë do numërohet e do pasqyrohet në ekran, që kush ka kandiduar e kush është i interesuar të ndjekë procesin në transparencën më të plotë. Ky është një akt që nesër kur të jemi në pushet do e shtrijmë në gjithë Shqipërinë”.

Para pak çastesh nisi numërimi elektronik ku çdo votë transmetohet live.

Sipas Komisionit të Rithemelimit, numërimi elektronik i çdo flete votimi i cili ndodh për herë të parë në partitë politike shqiptare. Pas shfaqjes në ekran, çdo votë do të kalojë në kohë reale në tabelën përmbledhëse nga ku do të mësohen emrat fitues të anëtarëve të rinj të Kryesisë së PD.

Nga 47 kandidatë që janë në fletën e votimit do të zgjidhen 20 anëtarë, 6 femra dhe 14 meshkuj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy