Në ditën e heshtjes zgjedhore, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, sipas tij për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore.
Lajmin për konferencën e ka dhënë në rrjetet sociale zëdhënësi dhe këshilltari i kreut të shtetit, Tedi Blushi.
Blushi shkruan: “Thirrje të gjithë funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë për të na ndjekur live”.
POSTIMI I TEDI BLUSHIT
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, do të zhvillojë sot në ora 11:30, një konferencë të jashtëzakonshme për mediat për parandalimin e krimeve të mëtejshme zgjedhore.
Thirrje të gjithë funksionarëve të drejtësisë dhe të policisë për të na ndjekur live.



