Partia Demokratike vijon të denoncojë aferën e inceneratorëve, por sipas saj është SPAK ai I cili nuk po bën asnjë lëvizje për të thelluar hetimet lidhur me këtë çështje.
Anëtarja e kryesisë së PD, Mimoza Hajdarmataj, thotë se Prokuroria e Posaçme po mbyll sytë përballë kësaj afere, duke sulmuar liderët e dy partive opozitare.



