Koka: Uroj që Meta President të dekretojë kabinetin e parë të LSI

Koka: Uroj që Meta President të dekretojë kabinetin e parë të LSI

Ministri i Mjedisit Lefter Koka beson se Ilir Meta në krye të Presidencës shqiptare do të sjellë stabilitet politikë.

Ai ka shprehur edhe një detyrë mbi atë se çfarë pret të dekretojë Meta si kryetar shteti. “Ne sot jemi shumë në numër për të dhënë kontributin e nevojshëm politik. Uroj presidenti z. Meta të dekretojë kabinetin e parë të LSI", u shpreh Koka duke shpresuar kështu për një kryeministër nga radhët e LSI-së.

“Jam i bindur se Meta mori një detyrë me detyrim madhor ndaj shqiptarëve. Unë besoj se Meta ka shokë e unë jam një nga ta, që do bëj që LSI të mbajë e çojë më lart kontributin politik e shoqëror. Them me bindje e garanci se sot shqiptarët kanë një njeri me integritet që jep siguri kombëtare e rajonale. Unë do i uroja Ilirit shëndet e familjes së tij të ndjehen krenarë”, tha Koka.

Më herët ai ndau urimin e  parë për Metën përmes rrjetit social facebook.

“Urimet më të mira Presidentit të ri të Republikës! Jam besimplotë, se Ilir Meta është zgjedhja e duhur për përfaqësimin me dinjitet, të çdo qytetari shqiptar pavarësisht bindjeve politike.  Jam i bindur, se Presidenti Ilir Meta do të jetë në lartësinë e detyrës dhe do të jetë Presidenti i Stabilitetit Politik të vendit dhe Integrimit Europian”,shkruante ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy