Ish-kryeministri Pandeli Majko thotë se bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kosovës është shtuar, por kjo nuk reflektohet në statistika. Në një intervistë për Kosovapress, Majko është shprehur se ky bashkëpunim mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit është vetëm fillimi.

“Pavarësisht dyshimeve dhe ndonjë lloj debati, unë mendoj se bashkëpunimi është duke u zhvilluar në të gjitha sferat dhe mund të them se informacioni në mënyrën e bashkëpunimit shpesh është i munguar. Ka zhvillime “të frikshme”, dhe të cilat ne vetëm mund t’i imagjinojmë, sepse nuk bëjnë pjesë në statistikat e Kosovës dhe Shqipërisë, por shqiptarët e Kosovës po vijnë, po blejnë troje, shtëpi, po bëjnë biznes dhe anasjelltas. Njëkohësisht, mendoj se ky është vetëm fillimi i fillimit, në vijmë nga një traumë e cila ka vazhduar përreth një shekull dhe tanimë për fat të mirë, ka rreth 25 vite që koha po punon për ne”, ka thënë Majko.