Kryeministri Edi Rama ka shkuar paraditen e sotme në Presidencë, për të zhvilluar një takim me kreun e shtetit, Bajram Begaj.
Ky takim është i pari që nga koha kur Begaj, ka marrë detyrën e Presidentit.
MCN mëson se takimi mes Ramës dhe Begajt është joformal, ndërsa fokusi i diskutimit mes dy krerëve të shtetit nuk dihet ende.



