Panariti: Bujqësia në rrezik, nuk mund ta imagjinoj pa drejtoritë

Panariti: Bujqësia në rrezik, nuk mund ta imagjinoj pa drejtoritë

Ish- ministri i Bujqësisë dhe deputeti i LSI, ka komentuar në Kuvend programin e qeverisë ‘Rama 2’ për sektorin e bujqësisë. Edmond Panariti tha se nuk mund ta imagjinojë Ministrinë e Bujqësisë pa drejtoritë dhe tha se ky institucion është në rrezik. Panariti tha se fondet e Bujqësisë duhet të shkojnë për investimet, ndërsa thotë se shpreson që buxheti për Bujqësinë të ketë qenë një lapsus.

“Nuk mund ta imagjinoj Ministrinë e Bujqësisë pa drejtoritë. Shkrirja e drejtorive, bujqësia është në rrezik. 70% e fondeve në Evropë shkon për bujqësinë. Ky sektor me pak ka dhënë shumë në fakt. Mendoj se buxheti për Bujqësinë duhet të ketë qenë një lapsus. Unë nuk kam qene kurrë që fondet e Bujqësisë të shkojnë për fonde sociale. Fondet e Bujqësisë duhet të shkojnë për investimet.

Bujqësia ka më pak fonde se Kosova e Maqedonia. Fermeri duhet të bëjë vetëm prodhuesin zoti kryeministër. Në programin për Bujqësinë thuhet të përjashtohen taksat për inputet bujqësore, por kush janë këto inputet bujqësore? Problem nuk është prodhimi, por dërgimi në treg.”- tha Panariti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy