
Kryeministri Rama, këtë të enjte në Parlament, ka hedhur akuza ndaj kryedemokratit Lulzim Basha se fjalimin që ky i fundit mbajti sot në foltore, e kishte ë fushatës elektorale.
Sipas Ramës, nga Basha nuk priste më shumë, ndërsa tha se shkak për këtë është bërë stresi i ditëve të fundit.
“Do të isha i pavërtetë nëse do të thosha që prisja më shumë po sinqerisht si mund të vihet të flitet në emër të opozitës në këtë moment që dhe ju e quajtët shumë të rëndësishëm me një fjalim që është copy-paste nga fjalimet e fushatës, treçereku dhe pastaj ca pjesë të tjera nëpër të vetëm përsëritje që mund të jetë dhe shkak i stresit, por nuk është kjo koha që unë të përgjigjem deri në fund. Ke boll kumrie kështu që këtu unë ndalem”, deklaroi Rama.



