
Gazetari Arjan Çani, në emisionin “Të paekspozuar”, në MCN TV, hoqi një paralele mes luftës në Ukrainë, dhe përçarjes në PD.
Sipas tij, këtu është një emërues i përbashkët, që është ndërhyrja e Amerikës.
Çani tha se amerikanët po përdorin deputetët e PD, duke i "armatosur" kundër Berishës.
Berisha po mundohet të godasë njerëzit që i dalin përpara dhe se lënë të çoj përpara projektin e tyre, Alibeaj, është një nga ta.
Amerikanët nuk hyjnë dot në luftë direkte me Rusinë dhe po i japin armë Ukrainës, duke e ndihmuar kundër Rusisë. Pra, roli i tyre është që të furnizojë me armë Ukrainën.
Çfarë po bëjnë amerikanët këtu brenda në PD? Po i japin mundësi Alibeajt me shokë, pra “po i armatosin” që të sulmojnë Berishën. Kaq e thjeshtë është historia
Fabula kur do të jetë opozita nuk ekziston më, se ata e duan Ramën, e duan të fuqishmin.



