Procesi i votimit në Cakran të Fierit është pezulluar pasi po votohej në zyrat e Njësisë Vendore. Deputeti demokrat, Luan Baçi thotë se policia Bashkiake e Fierit ka ardhur dhe i ka nxjerr me dhunë komisionerët sëbashku me kutitë e votimit me urdhër të kryebashkiakut të Fierit, Armando Subashit.
Sipas tij, ditën e djeshme është rënë dakord që votimi të kryhej në zyrat e njësisë vendore, por sot policia i ka nxjerr jashtë, Baçi shtoi se po punohet për të gjetur një tjetër ambient.
Votimi ka filluar në orën 08:00, por në Cakran policia bashkiake e Fierit me urdhër të Armando Subashit ka vajtur ka ndërprerë procesin e votimit në zyrat e njësisë vendore, ish-komuna. U bisedua dje me zotëritë e njësisë vendore dhe na lejuan, tani në këto momente kanë vajtur dje i kanë nxjerr me zor me kutitë e votimit, i ka nxjerr jashtë me dhunë dhe po mundohemi të gjejmë një ambient tjetër për të vazhduar procesin e votimit. Është për të ardhur keq, veprimi i Subashit dhe të gjithë subashëve të tjerë që merren me këto punë. Ta harrojnë se ndërpresin votimin, votimi do vazhdojë, po negociohet për të gjetur një ambient diku afër aty.



