Basha uron anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Keni besimin e demokratëve

Basha uron anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Keni besimin e demokratëve

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha iu ka përcjellë një mesazh mirënjohjeje të gjithë delegatëve të Kuvendit Kombëtar, të cilët ditën e djeshme zgjodhën 300 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

 Ndërsa vë theksin se sfidat e të ardhmes, lider demokrat theksoi se PD është e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim.

Për këtë, ai iu drejtohet anëtarëve të Këshillit se kanë besimin e të gjithë demokratëve për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve. Ndër të tjera Basha ka shprehur mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar “përfaqësuan demokratët” anembanë Shqipërisë.

 “Mirënjohje për delegatët që në Kuvendin Kombëtar përfaqësuan demokratët anembanë Shqipërisë. Suksese Këshillit Kombëtar të përzgjedhur! Keni besimin e demokrateve dhe demokratëve dhe përgjegjësinë për të luftuar çdo ditë pranë qytetarëve, për shqetësimet e vogla dhe të mëdha të familjeve shqiptare, për të kapërcyer bashkarisht vështirësitë dhe për të qenë zëri i tyre përballë çdo padrejtësie. Sfidat që kemi përpara janë te mëdha, por vullneti dhe vendosmëria jonë po ashtu. Këshilli i ri, i hapur për më shumë zonja dhe zonjusha, më shumë të rinj dhe të reja, do të jetë një urë bashkëpunimi me shoqërinë, për të ndërtuar së bashku një Platformë Qytetare për Demokracinë, sepse ne jemi e vetmja shpresë për shqiptarët që kërkojnë ndryshim”, shkruan Basha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy