Gazeta Danas: Vuçiç ka një vit kohë për ta nënshkruar marrëveshjen me Kosovën

Gazeta Danas: Vuçiç ka një vit kohë për ta nënshkruar marrëveshjen me Kosovën

Një vit kohë për ta nënshkruar marrëveshjen ligjërisht të obligueshme me Kosovën, i është dhënë në dispozicion presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nga Bashkimi Evropian, sipas burimeve të gazetës serbe “Danas”.

“Danas” ka raportuar se Serbisë i është dhënë ultimatum për vendosjen e shpejt të sanksioneve ndaj Rusisë dhe një vit për ta arritur marrëveshjen përfundimtare me Kosovën.

Kjo gazetë ka shkruar tutje, në bazë të burimeve, se nëse këto ultimatume nuk përfillen, Vuçiçin do ta presë skenari “Merkel-Tadiç”.

Raportet e Serbisë me Gjermaninë ishin tensionuar më 2011, kur ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, pati refuzuar kërkesat e ish-kancelares Angela Merkel për Kosovën.

Për shkak të qëndrimit të rreptë të Merkelit, thuhej se Serbia atë kohë pati humbur përkrahjen ndërkombëtare dhe Tadiçi u rrëzua nga pushteti si rrjedhojë.

Dialogu Kosovë-Serbi ka kohë që po thuhet se është në fazën finale.

Caktimi i emisarëve nga disa shtete me ndikim në Perëndim ka shtuar raportimet se marrëveshja është drejt finalizimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy