Regjisori Kastriot Çipi tha në "Arnautiastan" se Facebook dhe Google të censurojnë dhe mbrohen nga fakti që nuk trajtohen si media, por si platforma. Çipi ngriti pyetjen se përse duhet të ekzistojë Komisioneri Kundër Diskriminimin në Shqipëri kur liria e shprehjes është e garantuar. “Pse Facebook dhe Google më censurojnë mua nëse respektojnë Amendamentin e Lirisë së Shprehjes?! YouTube, Facebook, nuk trajtohen sipas ligjit të medias. Ato e quajnë veten platforma, jo media. Funksionojnë si media, por s’mbajnë përgjegjësi si media. Nëse liria e shprehjes është e garantuar pse ekziston ky Komisioneri Kundër Diskriminimin me këtë tagrin për të gjykuar kur ka gjuhë urrejtje dhe kur jo. A duhet të ketë institucione në Shqipëri që të të penalizojnë? Nëse me thua për këtë ke gjobë, për atë ke gjobë, nuk ka më liri shprehje. Të kam përmendur një feministë norvegjeze që rrezikonte dy vjet burg sepse kishte thënë se burrat nuk lindin! Janë bërë ligje për gjuhën e urrejtjes dhe specifikimi është bërë shumë gjithëpërfshirës. Janë po këto rrjete sociale që kur vjen puna te Ukraina që thonë që deri në një moment do lejojmë gjuhën e urrejtjes kundër rusëve!”, tha ai.



