Ambasada amerikane në Prishtinë: Kosova i bashkohet thirrjeve për largimin e sigurt të afganëve

Ambasada amerikane në Prishtinë: Kosova i bashkohet thirrjeve për largimin e sigurt të afganëve

Deklarata e departamentit amerikan të shtetit e cila flet për situatën në Kabul, bashkë me njoftimin se Kosova i bashkohet SHBA-së në thirrjen për largimin e sigurt të shtetasve të huaj dhe afganëve, nga Afganistani, u publikuan mëngjesin e sotëm nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

“Kosova i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në thirrjen: “të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi”, shkruhet në postimin e Ambasadës amerikane.

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë, “Ne mbështesim, po punojmë për të siguruar dhe i bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi”, thuhet në deklaratën e përbashkët për Afganistanin, e publikuar nga Departameni i shtetit Amerikan.

Ndërkaq u bën thirrje udhëheqësve të vendit që të rikthejnë sigurinë.

“Ata në pozita të pushtetit dhe autoritetit në të gjithë Afganistanin mbajnë përgjegjësi, dhe llogari për mbrojtjen e jetës dhe pronës njerëzore, dhe për rivendosjen e menjëhershme të sigurisë dhe rendit civil”.

Departamenti amerikan i shteti bën thirrje që të lihen të hapura të gjitha linjat e të gjitha llojeve të transporteve për tu mundësuar të largohen ata të cilët duan të ikin nga Afganistani.

“Afganët dhe qytetarët ndërkombëtarë që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë; rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe qetësia duhet të ruhet”.

Në fund të letrës, Amerika zotohet se do të ndihmoj popullin afgan që të jetoj në siguri dhe dinjitet, “ne në bashkësinë ndërkombëtare jemi gati t’i ndihmojmë ata”, përfundon komunikimi i përbashkët për medie.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë pëlqimin e saj për strehimin e përkohshëm të afganvëve civilë në Kosoëv, pas këkresës së presidentit të SHBA, Joe Biden, kërkesë e cila ishre përcjellë tek Osmani nga Ambasadori i SHBA -së në Kosovë, Philip Kosnett.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy