"Çfarë ndodhi në Kavajë nuk mund të quhet më politikë"

"Çfarë ndodhi në Kavajë nuk mund të quhet më politikë"

Deputeti i LIBRA-s Ben Blushi flet sërish për anulimin e zgjedhjeve në Kavajë për shkak të tërheqjes së kandidatit të PS dhe më pas atij të pavarur nga gara. Në një status në “Facebook” Blushi shkruan se ky quhet sekuestrim i të drejtës së votës nga partitë dhe se kjo nuk mund të quhet më politikë.

“Çfarë ndodhi në Kavajë. Që zgjedhjet ti fitojë një kandidat i vdekur e kisha imagjinuar, po që zgjedhje nuk ka se nuk ka fare kandidatë, kjo është jashtë çdo imagjinate. Ky quhet sekuestrim i të drejtës së votës nga partitë.

Është njëlloj sikur dy ekipe të marrin topin dhe të dalin nga stadiumi duke i lënë tifozët aty pasi kane prerë biletën. Ky nuk quhet më futboll dhe kjo nuk mund të quhet më politikë!”, shkruan Blushi.

Blushi Kavaje

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy