Mbledhja e Këshillit Bashkiak, Bregu: Dështimi më i madh për Veliajn, shokët e tij ngritën kartonin për 200 mijë lekë në muaj (VIDEO)

Mbledhja e Këshillit Bashkiak, Bregu: Dështimi më i madh për Veliajn, shokët e tij ngritën kartonin për 200 mijë lekë në muaj (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e MCN Live se mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak ishte dështimi më i madh jetësor i Erion Veliajt. 

Bregu tha se avokatët e Veliajt, janë duke përgatitur një kërkesë për në GJK. 

Mbledhja e djeshme, ishte dështimi i tij, jo juridik, penal dhe politik, por jetësor sesi mundet që një njeri pretendonte të ishte kryeministri dhe figura më e rëndësishme politike në këtë vend, që stafin e tij nuk do ta kishte me njerëz që nuk do ta mbështesnin. Tregon që nuk ishte politikan. Që në të gjithë atë grup, se i ka zgjedhur vetë, të gjesh vetëm 1 djalë që votoi kundër, ky Merkoçi, ky tjetri që e bëri partner strategjik nuk vajti fare. Njëri tha ishte në tualet. Kush është kundër, voton kundër. Këta janë ata që drejtojnë kryeqytetin, këta do mbrojnë interesat e popullit? Këta nuk mbrojtën shokun. Janë ca palaço, ca paçavure. Për 200 mijë lekë që marrin në muaj...

Ai dje mund të ketë pësuar depresionin më të madh, qoftë dhe nga pjesa kur u arrestua  për herë të parë. Ishte më e rëndë.

Avokatët janë duke përgatitur një kërkesë për GJK. Kjo është e vërtetuar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy