Pandemia në Elbasan, Llatja: Ulëm dy herë taksat për t'i ardhur në ndihmë biznesit (VIDEO)

Pandemia në Elbasan, Llatja: Ulëm dy herë taksat për t'i ardhur në ndihmë biznesit (VIDEO)

Kreu i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja të shtunën është shprehur se bashkia dhe Këshilli Bashkiak ka vendosur më shumë se dy herë për ulje të taksave vendore apo të faljes së tyre me qëllimin për t’i ardhur në ndihmë biznesit për shkak të krizës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

I ftuar në një lidhje me Skype për edicionin informativ të lajmeve në televizionin TvT, Llatja tha se transporti publik është një nga sektorët që ka ndjerë më shumë krizën e pandemisë në Bashkinë Elbasan.

 “Sektori që e ka ndjerë më shumë krizën në Bashkinë e Elbasanit është sektori i transportit publik”, tha kryebashkiaku.

Llatja deklaroi se transporti është një nga sektorët më të prekur jo vetëm për shkak të numrit, por edhe kufizimit të qarkullimit ndërmjet qyteteve dhe zonave rurale.

Sipas tij, duke u nisur për shkak të kësaj problematike, por edhe në bazë të një shkrese që ka ardhur nga Ministria e Infrastrukturës janë falur të gjitha taksat vendore për këtë sektor.

Gjithashtu janë marrë edhe masa të tjera për faljen pjesore të tarifave ose të disa taksave vendore për biznesin, pasi nuk ka qenë një periudhë e mirë as për atë sektor”, tha Llatja.

Kryebashkiaku deklaroi se në Bashkinë Elbasan numri i bizneseve që është mbyllur apo ka ndryshuar funksion është shumë i vogël.

Kurse për sa i përket biznesit të madh, Llatja theksoi se Elbasani është një zonë industriale dhe bizneset e kësaj natyre edhe pse e kanë ndjerë krizën, ato kanë vazhduar punën pa ndërprerje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy