Akuzat e Metës ndaj Elvis Matës/ Hoxha: Mata ka dhënë dy dëshmi në dispozicion të SPAK për çështjen CEZ/DIA  

Akuzat e Metës ndaj Elvis Matës/ Hoxha: Mata ka dhënë dy dëshmi në dispozicion të SPAK për çështjen CEZ/DIA  

Gazetari investigativ Artan Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Pa ekspozuarit" në MCN TV,  duke folur për hetimet që po zhvillohen ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit nga SPAK, u ndal te hetimet për çështjen CEZ-DIA, për të cilat Meta ka sulmuar disa personazhe konkretë. 

Bëhet fjalë për Rome Karaj dhe Elvis Mata, ky i fundit një person dikur i afërt i Metës, por sot mendohet se është dëshmitar i SPAK. 

Sipas Hoxhës, Mata ka dhënë dy dëshmi për çështjen dhe tashmë ai është arratisur nga Shqipëria.

Zoti Meta e nisi sulmin me SPAK, kryesisht me çështjen CEZ-DIA dhe me persona konkretë. Identifikoi, Romeo Karaj, një juristi që ka qenë drejtor në momentin e fundit të kompanisë DIA, kompanisë së Kastriot Ismailaj, e cila mblidhte borxhet e CEZ. 

Sulmi i Metës ndaj Romeo Kara dhe Elvis Matës, ish njeriu i afërt i tij, një nga drejtuesit e FRESH. Ky ka qenë njeri i afërt i Metës, drejtor ekzekutiv i kompanisë DIA. Me profesion është ekonomist. Ka qenë drejtues i disa filialeve të bankave të nivelit të dytë. Gjithë komunikimet e DIA, marrëveshjet, i ka patur Elvis Mata. Në momentin kur hetimet u intensifikuan, Elvis Mata u mor në mbrojtje nga RENEA. U vu nën presion, pati akuzë ndaj bashkëshortes së tij dhe u largua jashtë vendin, por ai ka dhënë dy dëshmi, një ne Vienë dhe deklarime të tjera që janë vënë në dispozicion të SPAK. Ai u arratis nga Shqipëria. Di që tani ka komunikuar me SPAK. Është njeri i lirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy