Kokalari: Intervista e Juri Kim dhe Grenell nuk lidhen me njëra-tjetrën, deklarata e ambasadores ishte për Berishën

Kokalari: Intervista e Juri Kim dhe Grenell nuk lidhen me njëra-tjetrën, deklarata e ambasadores ishte për Berishën

Sipas aktivistes Evi Kokalari intervistat e ambasadores Juri Kim dhe diplomatit amerikan Richard Grenell, i cili ishte disa ditë më parë në Shqipëri, nuk janë të lidhura me njëra tjetrën. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kokalari tha Juri Kim e ka koordinuar deklaratën e saj me daljen e Berishës që flet për 4,200 firmat e mbledhura, ndërkohë që thekson se Grenell nuk foli për mediat shqiptare dhe se ka ardhur në Shqipëri si person privat.

“Nuk e besoj se intervistat janë të lidhura me njëra-tjetrën. Juri Kim duket se e ka koordinuar deklaratën e saj me daljen e Berishës që flet për 4200 firmat e mbledhura. Grenell nuk foli për mediat shqiptare, ai erdhi në Shqipëri si person privat, është shumë i afërt me Donald Trump. Para se të vinin në Shqipëri ne ishim në një event ku ishte Trump dhe Zonja e Parë. Ai e ka bërë deklaratën për një intervistë në Amerikë. Është hera e parë që ai e ka përmendur Berishën me emër. Juri Kim nuk e ka bërë për Grenall këtë”, tha Kokalari.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy